Ekskluzive / Skandali, Çuçi urdhëron që analizat e ushqimeve të bëhen në laborator privat, “shuhen” AKU dhe 5 milionë eurot e BE – Dokumenti

0
1163

Ministri i Bujqësisë, Bledar Çuçi duket se, është përfshirë në një skandal, duke urdhëruar që, laboratorët zyrtar të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe ai i reverencës në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, dalin jashtë funksionit, duke çuar dëm dhe milionat e eurove të Bashkimit Evropian.

Qendra ALERT dhe AlertNews.al kanë mundur të mësojnë se, më datën 23.09.2019, ministri Çuçi ka urdhëruar që, shumica e analizave të produkteve ushqimore, por edhe më të rëndësishmet, t’i besohen për më shumë se 3 vjet një laboratori privat në Tiranë. Në urdhërin e Çuçit që mban datën 23 shtator, thuhet: Urdhëroj autorizimin e laboratorit ‘Noval’, si laborator i i autorizuar për kryerjen e analizave laboratorike të mostrave të marra gjatë kontrollit zyrtar, për llojin e analizave sipas Shtojcës1 bashkëlidhur këtij urdhëri, deri më datën 25.11.2022”. Ndërkohë që, për zbatimin e këtij urdhëri, Ministri ka ngarkuar Autoritetin Kombëtar të Ushqimit.

Më poshtë Kopje e urdhërit të ministrit Çuçi dhe shtojca: 

Ligji nr 9863, datë 28.01.2008 “Për Ushqimin” (i ndryshur), neni 44 thotë:

Laboratorët e autorizuar të kontrollit

Analizat laboratorike të mostrave, sipas neneve 17 e 40 të këtij ligji, të marra për kryerjen e kontrollit zyrtar të ushqimit, bëhen në laboratorët e autorizuar nga Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.

Inspektori i AKU i dërgon mostrat e marra në një laborator të autorizuar kontrolli për kryerjen e kontrollit zyrtar.

Lista e laboratorëve të autorizuar të kontrollit, ku përcaktohet tipi i laboratorit dhe analizat, që janë të autorizuar të kryejnë, miratohet me urdhër të Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe botohet në Fletoren Zyrtare një herë në vit.

Po si dhe nga kush u autorizua një laborator privat për kryerjen e këtyre analizave me detyrim, pra me urdhër ministri, ndërkohë që 9 laboratorët e AKU, ligjërisht laboratorë zyrtar dhe ai i ISUV laborator reference dalin jashtë funksionit?

A mundet Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit, të bëjë akreditimin për analiza të ndotësve si Salmonela dhe hormone? Ato behen vetëm nga qendra të autorizuara ndërkombetare.

Mbi çfare baze dhe protokolli bëhet akreditimi për Salmonela dhe Listeria, agjentë bakterialë superpatogjenë? A është dhënë ky akreditim dhe dokumentacioni atestues? Këto pyetje ia dëruam dhe Drejtorisë së Akreditimit, ndërkohë që jemi në pritje të përgjigjes.

Ndërkohë, Bashkimi Evropian, përfaqësia e të cilit në Tinanë, ndoshta nuk është në djeni të këtij urdhëri, ka paguar 4.546.967,14 Euro për ndërtimin e 9 zyrave rajonale dhe laboratorëve të AKU. Pjesën tjetër, si TVSH, kostot për lejet e ndërtimit e fatura të tjera administrative, e ka mbuluar Ministria e Bujqësisë.

Dy prej projekteve me te medha te BE per AKU, investime gjigande ku flitet specifikisht per laboratoret zyrtar te ketij institucioni. Marre nga www.aku.gov.al

Megjithëse askush nuk ka pyetur për investimin gjigand të delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, urdhëri i ministrit Çuçi duket se ka shkuar në sinkron me deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili vizitoi më 11 korrik 2019 laboratorin në fjalë.

“Do ishte vërtet shumë me interes edhe reciprok që të shikojmë mundësinë e një projekti bashkëpunimi me laboratorin tuaj, që është në standardet më të larta evropiane për sigurinë ushqimore, një projekt bashkëpunimi mes AKU-së dhe jush që do të na garantonte rezultate spektakolare dhe njëkohësisht transparencë të madhe në raport me të gjithë prodhuesit dhe tregtuesit, në mënyrë që të mos kemi shumë fjalë e diskutime dhe për më tepër është shumë e rëndësishme dhe në kuadrin e të gjithë këtyre lehtësimeve që duam të bëjmë në pikat kufitare me Maqedoninë e Veriut, me Kosovën me Malin e Zi për të pasur njohje reciproke të rezultateve. Pra, nëse shkon një produkt me certifikatën tuaj s’kanë çfarë i kontrollojnë më ata. Kjo na vendos në pozita shumë pozitive dhe në raport me Bashkimin Evropian që e ka kërkesë shumë strikte sigurinë ushqimore.Ne kalojmë Kodin Penal në Parlament këtë sesion, me masa shumë drastike për sigurinë ushqimore. Do të goditen shumë rëndë të gjithë ata që abuzojnë dhe nga ana tjetër duhet tu japim edhe mundësinë që të gjykohen në mënyrë të pakontestueshme nga pikëpamja shkencore”, tha Rama

Deklarata e Ramës e urdhëri i fundit i Ministrit Çuçi ndjerin jashtë loje dhe laboratorët e ISUV. Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë është qendër reference e vetjma në Shqipëri dhe është e çertifikuar kombëtarsiht dhe ndërkomtërarisht për një sërë analizash. Siç shkruhet dhe në faqen zyrtare të tij, ISUV përgjigjjet për kryerjen e testimeve të produkteve ushqimore me origjinë shtazore dhe joshtazore. Në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik ndjek Sëmundjet me Origjinë Ushqimore. ISUV bashkëpunon ngushtësisht me Organizatën e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO), Organizatën Botërore të Shëndetësisë (ËHO), Organizatën Botërore të Shëndetit të Kafshëvë (OiE), Agjensinë Evropiane të Ushqimit (EFSA) dhe Laboratorë Evropiane të Referencës (EU-RL) për konfirmimin e sëmundjeve të ndryshme epizootike, agjentëve zoonotik dhe zbulimin e kontaminantëve që vijnë nga ushqimet.

©Qendra ALERT – AlertNews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here