Një nga skandalet e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, është pagesa e një shumë afro 3,3 milioard lekë (të vjetra) për kompaninë Milky sh.p.k, ish-Primalat, me administrator ortakët Arjan Ndraxhi dhe Ermonela Gumi, sipas ektraktit të QKB.

Kjo kompani fotoi gjyqet ndaj Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, për çështjen e vitit 2013 ndaj qumështit Primalat, e cila falimentoi pas përhapjes së lajmeve për përmbajte të lartë aflatoksine.

Problemi nuk qëndron në faktin se, përse u paguan këto para, pasi është e drejtë ligjore se për të dëmshpërblyer një kompani, nëse fiton betejënnë gjykata. Por, çështja është se, as AKU dhe as Ministria e Bujqësisë nuk e ndoqën dot çështjen në gjykata dhe nuk e mbrojtën dot. Kjo bëri, që kompania “Milky” të marrë të gjiths shumën e kërkuar, nëpërmjet një kompanie përmbarimore. Në të njëjtën kohë, me 3 urdhëra të njëpasnjëshem pagesash, në muajt qershor, tetor dhe dhjetor, AKU pagoi gjithsej, 329.967.907 lek për kompaninë Milky, përfshirë këtu dhe tarifat përmbarimore.

Për historinë e Primalat, dështimet e AKU në gjykata e deri te pagesat “urgjente” ndaj kompanisë “Milky”, gjeni më poshtë raportin e plotë të KLSH-së për këtë çështje.

“Në zbatim të pikës nr. 3 të programit të auditimit mbi 1439/1, datë 04.01.2019 u shqyrtua dokumentacioni i pagesave të kryera nëpërmjet bankës ku nga auditimi i dokumentacionit të vënë në dispozicion për pagesën e kryer  detyrimin e dëmshpërblimit të dëmit jashtëkontraktor në shumën 329,967,907 lekë konstatohet:

 Nga auditimi i dokumentacionit të pagesave të kryera nëpërmjet bankes, AKU bazuar në Autorizim nr.1885/2 date 30.03.2018 të Ministrit të Bujqësisë ka kryer ekzekutimin e pagesës së vendimit nr. 3237 datë 06.07.2017 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë e cila ka vendosur ndryshimi i vendimit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë duke pranuar kërkesën e palës paditëse dhe ngarkuar palën e paditur AKU me detyrimin e dëmshpërblimit të dëmit jashtëkontraktor në shumën 329’967’907 lekë.

Ky vendim, përbën titull ekzekutiv dhe është i ekzekutueshëm, dhe pala kreditore ka vënë në lëvizje përmbaruesin gjyqësor privat shoqërinë “…..” sh.p.k..

Nga ana e përmbaruesit gjyqësor privat, shoqërisë “…..” sh.p.k. është vijuar me veprimet proceduriale në funksion të ekzekutimit të detyrimit duke lajmëruar ekzekutim vullnetar dhe kaluar në ekzekutim të detyrueshëm ku  nga AKU nëpërmjet urdhër shpenzimeve janë likujduar shumat e mëposhtëme: Tabela

A– Në lidhje me procesin gjyqësor  nga i cili ka rrjedhur detyrimi jashtëkontraktor  paguar nga fondet e buxhetit të shtetit, me palë paditëse “Milky” sh.p.k. dhe palë e paditur Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ( AKU), në mënyrë të përmbledhur  bazuar në informacionin dhe dokumentat e paraqitura nga sektori juridik dhe ai i financës në AKU konstatohet se:

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në vlerësim të  situatës së paraqitur nga autoriteti i ushqimit në Republikën e Kosovës (AUV), i cili njoftonte se  në qumshtin e tregtuar nga dy opertaorë prodhues “MEGGLE” sh.p.k. dhe “PRIMALAT” sh.p.k. në territorin e vet, kish konstatuar përmbajtje të Aflatoksinës disa herë mbi normën e lejuar te këto produkte, të cilat prodhoheshin dhe trgtoheshin dhe në territorin e Shqipërisë, nëpërmjet shkresës nr. 451 prot. datë 25.02.2013  u është drtejtuar opratorëve “MEGGLE” sh.p.k. dhe “PRIMALAT” sh.p.k. duke kërkuar urgjent informacion: “për produktet që prodhojnë/ tregtojnë, kartën teknologjike për secilën prej produkteve që përfshin listën e plotë të lëndëve të para dhe ndihmëse që nevojiten për prodhimin e këtyre produkteve, sasinë e përgjithshme të qumështit të blerë prej tyre nga periudha 1 Dhjetor 2012 deri në datën e kërkesës, listën e furnitorëve nga ku furnizohen me lëndë të parë, sasinë qumështit pluhur nga periudha 1 Dhjetor 2012 deri në datën e kërkesës, sasinë e qumështit pluhur të disponuar në magazina, listën e plotë të furnitorëve të qumështit pluhur, listën e plotë të lëndëve ndihmëse nga periudha 1 Dhjetor 2012 deri në datën e kërkesës, listën e furnitorëve nga ku është blerë dhe sasinë qe keni gjendje në magazinë, regjistrat e gjurmueshmërisë së subjektit, planin HACPP të miratuar, informacion mbi laboratorin e brendshëm nëse ka së bashku me analizat e kryera, kopje të flet analizave të kryera për produktet nga periudha 1 Dhjetor 2012 deri në datën e kërkesës, numrin e lotit, sasitë dhe datat e skadencës nga periudha 1 Dhjetor 2012 deri në datën e kërkesës; informacion të detajuar numër loti dhe datë skadence për produkte të tjera eventuale si djathi, gjalpi etj.

 Në vijim për gjurmimin  e produktit të qumshtit të dyshuar për prani të aflatoxinës, me shkresë nr. 451/1 prot. datë 26.02.2013 “Kërkesë për tërheqje produkti nga tregu” të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit operatorëve “MEGGLE” sh.p.k. dhe “PRIMALAT” sh.p.k. u është kërkuar  tërheqjen urgjentisht nga tregu llojet e produktit qumësht sipas përqindjes së yndyrës dhe llojit të paketimit si vijon:

  • Qumësht MEGGLE 3.2 % me datë skadence 23.06.2013
  • Qumësht FAST 3.2% me datë skadence 03.06.2013
  • Qmësht PRIMALAT 3.8 % me datë skadence 05.08.2013
  • Qumësht PRIMALAT 1.5 % me datë skadence 10.03.2013
  • Qumësht PRIMALAT 1.6 % me datë skadence 04.04.2013
  • Qumësht PRIMALAT 3.5 % me datë skadence 01.08.2013,

Të dyja këto shkresa nuk i referohen në përgjithësi prodhimit të subjekteve tregtare përkatëse, por vetëm disa Loteve specifike, të mirë identifikuara, për të cilat AUV (Agjencia e Ushqimit në Republikën e Kosovës) deklaronte se përmbanin aflatoksinë disa herë mbi normat e lejuara.

Të dyja këto shkresa janë konceptuar, në referencë te  kuadrin ligjor dhe rregullator në fuqi në atë kohë, në përputhje të plotë me kompetencat e  AKU-s sipas përcaktimeve të Ligjit Nr. 9863 datë 28.01.2008 “Për Ushqimin” dhe Ligjit Nr. 10433, datë 16.06.2011 “Për Inspektimin në Republikën ë Shqipërisë” pikat 4 dhe 5 të Nenit 24 të ligjit Nr. 9863 datë 28.01.2008 “Për Ushqimin” për sa i përket shkresës “Kërkesë për Informacion”;si dhe në referncë të pikave 1, 2, 4 dhe 5, të Nenit 24 të ligjit Nr. 9863 datë 28.01.2008 “Për Ushqimin” për sa i përket shkresës më lëndë: “Kërkesë për tërheqje produkti nga tregu”, miratuar nga  ish-drejtori i menaxhimit të riskut Gramoz Dudushi dhe firmosur nga  ish-Drejtori i Përjithshëm Artan Gjergji

Për sa kërkuar më sipër në shkresat e sipërcituara  nuk rezulton me dokumentacion që nga dy Operatorët e Biznesit Ushqimor (OBU) të cilëve u janë drejtuar letrat, nuk ka pasur  kundërshtime  në lidhje me  zbatimin e pjesshëm ose të plotë të ndonjë prej kërkesave ose refuzimin e plotë të tyre.

 Gjykata e shkallës së parë në analizën e fakteve thekson se :Sipas raportit të provë analizës me nr.0829/2013 DTC;831/2013/DTC;1094/2013DTC;1095/2013; rezulton se –Subjekti që ka kërkuar provën është AKU, Drejtoria Rajonale Durrës- Produkti i analizuar qumështi Primalat;-Përmbajtje Alfatoxinë M1 nuk u zbulua.këto raport analiza janë mbajtur në dtaën 28.2.2013 në datë 02.04.2013 dhe 04.04.2013.

Nga dokumentacioni shkresor si dhe referuar vendimit të Gjykatës rezulton se në datën 24.04.2013, subjekti Primalat shpk, në kuadrin e një aktiviteti të tij ka mbajtur një Proces Verbal të brendshëm për disa produkte të skaduara që do të nxirreshin jashtë përdorimit dhe në vijim, po në kuadër të një aktiviteti, OBU i është drejtuar DRAKU Durrës për të bërë verifikimet përkatëse. Kjo e fundit në kuadër të detyrave të saj funksionale ka lëshuar Autorizimin për Inspektim Nr. 348/8 datë 29.04.2013. Në këtë inspektim është mbajtur Procesverbali i Inspektimit datë 29.04.2013 me Nr. serial: 003309, dhe bashkëngjitur atij ndodhet edhe “Procesverbali i Identifikimit të Produktit të Nxjerrë Jashtë Përdorimit” i cili është i njëjtë në përmbajtje me Procesverbalin pa numër protokolli, datë 24.04.2013, të mbajtur nga vetë Primalat shpk. Në të dyja këto Procesverbale, si në atë të OBU Primalat ashtu edhe në atë të DRAKU Durrës janë identifikuar produktet e skaduara të cilat do të nxirreshin jashtë përdorimit, dhe nuk identifikohet  asnjë kuti nga Lotet e përmendura në shkresën datë 26.02.2013, Nr. 451/1Prot, më lëndë: “Kërkesë për tërheqje produkti nga tregu”; për tu tërhequr vullnetarisht nga tregu;

Dy vjet e gjysmë më pas, me datë 29.07.2015 shoqëria “Milky” shpk (ish Primalat) ka mbajtur së brendshmi Procesverbalin “Për asgjësimin ë lëndëve të para të dala jashtë përdorimit.. Në këtë Procesverbal nga të 17 produktet e rreshtuara në Procesverbalin “Për asgjësimin ë lëndëve të para të dala jashtë përdorimit” datë 29.07.2015 të mbajtur nga shoqëria “Milky” shpk, vetëm njëri prej artikujve është qumësht, ky qumësht është i emërtuar “grezzo”, i pa paketuar, ndërkohë që produkti dhe Lotet e përmendura në shkresën datë 26.02.2013, Nr. 451/1Prot, më lëndë: “Kërkesë për tërheqje produkti nga tregu” (produkti identifikuar në shkresë është i paketuar dhe i etiketuar dhe jo “grezzo”).

Gjykata argumenton se në asnjë nga rastet e asgjësimit nuk rezulton se asgjësimi i mallit është bërë  sepse kështu ka vendosur apo urdhëruar AKU apo për shkak të drejtpërdrejtë të rrjedhur prej saj.

Për sa më lart,referuar numrit të rregjistrimit në Gjykatë  nr.31025-08044-80 Akti datë 11.12.2015,OBU Primalat (më pas Milky), i është drejtuar Gjykatës Administrative të Rrethit Tiranë, kërkesën e saj për dëmshpërblim financiar për dëm të pësuar nga kërkesa e AKU për tërheqje vullnetare të produktit nga tregu dhe nga deklarata publike e Drejtorit të Përgjithshëm të atëhershëm të AKU, e ka bazuar pikërisht mbi këto dy Procesverbale.

-Me vendimin Nr. 1566, dt. 01.04.2016, te Gjykates Administrative te Shkalles se Pare Tirane , është vendosur rrëzimi i kërkesë-padisë si të pa bazuar në ligj dhe në prova.  Këtë vendim pala paditëse e ka ankimuar.

Ky vendim është protokolluar pranë AKU me nr. 1510 Prot, datë 22.4.2016, dhe ku rezulton i autorizuar për të ndjekur procesin gjyqësor z. ……. është larguar nga shërbimi civil me urdhër 1711/1 prot dtaë 09.05.2016.

Lidhur me ndjekjen e procesit gjyqësor në Shkallë të Parë , në Sektorin Juridik nuk ka një dosje të vitit 2016 ( njoftim kërkesë-padie, prapësime, pretendime lidhur me provat e paraqitura nga pala paditëse etj)  që lidhet me këtë proces gjyqësor , dhe vendimi nr. 1566, datë 01.04.2016 është gjetur rastësisht në një dosje fletë-thirrjesh  në tavolinën e punës , në zyrën e Sektorit Juridik.gjithashtu në këtë vendim identifikohet se pala e paditur nuk është paraqitur në gjykim, por kjo ceshtje është përfaqësuar dhe mbrojtur vetëm nga përfaqësuesi i Avokaturës së Shtetit.

Referuar fakteve të mësipërme evidentohet se pavarsisht vendimit që  ka rrezuar padinë e “MILKY-t”,konstatohet se duke qënë në dijeni të faktit që ky vendim është ankimuar nga pala paditëse në  neglizhencë totale dhe  në mos  veprim nga ana e  Institucionit  nuk është marë asnjë masë  për mbledhjen e dokumentacionit , analizimin e fakteve,bashkëpunim më intensiv me Avokaturën e shtetit  verifikimin i dëmit të mundshëm material  të pretenduar, duke verifikuar/krahasuar Lotet e deklaruara të skaduara, dhe ato që përfshiheshin në shkresën për të cilën pretendohet  nga pala paditëse se mund të kish sjellë pasoja materiale ndaj subjektit, duke e lënë mbrojtjen e cështjes në “mëshirë të fatit”dhe të një punonjësi i cili ka qenë në papërgjegjshmërië të plotë të veprimeve,që kryente.

Nga kjo periudhë dhe më pas nuk ka asnjë veprim nga titullarët apo zyra juridike e AKU lidhur me ndjekjen e cështjes në Gjykatën Administrative të  Apelit, për vec faktit të njohjes me  vendimin e formës së prerë nr. 3237 datë 06.07.2017 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë e cila ka vendosur ndryshimin e vendimit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë  duke pranuar kërkesën e palës paditëse dhe ngarkuar palën e paditur AKU, me detyrimin e dëm shpërblimit të dëmit jashtëkontraktor në shumën 329’967’907 lekë, 

 Mungesa e përfaqësimit të AKU në procesin në shkallë të parë kur diskutohej një çështje me rëndësie materiale (3 milion euro).ka cënuar interesat pasurore të Shtetit Shqiptar si pasojë e aktit të drejtpërdrejte neglizhues të nëpunësve që duhet të kishin mbrojtur interesat e institucionit para gjykatës dhe rëzuar pretendimet e subjektit OBU për dëmin e pësuar.

Vendimi i Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë me nr. 3237 vendimi, datë 6.7.2017, nga trupa gjykuese është marrë në dhomë këshillimi, bazuar në nenin 49, 50 të Ligjit Nr. 49/2012 ,i ndyshuar,pa praninë e përfaqësuesve si të Avokaturës së Shtetit dhe të AKU-s,pavarsisht natyrës së çështjes, njohjes së një dëmi në vlerë të tillë, krejtësisht atipik.  Sa më sipër, AKU nuk rezulton të jetë njoftuar mbi zhvillimin e procesit gjyqësor në Apel dhe nuk ka qenë pjesëmarrëse në këtë gjykim.

Lidhur me zhvillimin e procesit gjyqësor në dhomë këshillimi, AKU e ka ankimuar në Gjykatë të Lartë, duke e konsideruar si shkelje të procesit të rregullt ligjor.

Me njohjen e vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit nga ana e AKU, brenda afatit ligjor,  të parashikuara nga Kodi i Procedurës Civile, ndaj këtij vendimi  është ushtruar e drejta e rekursit në Gjykatën e Lartë me shkresën nr. 3077/1 prot. datë 01.08.2017 e cila pritet të dalë për gjykim pranë kësaj gjykate sipas afateve të njohura nga Kodi Procedurës Civile;

E drejta e rekursit është ushtruar gjithashtu nga ana e Avokaturës së Shtetit, e cila po ashtu ka marrë pjesë gjatë shqyrtimit gjyqësor;

 AKU ka ushtruar të drejtën e kërkesës për pezullim të ekzekutimit të vendimit deri në gjykimin në Gjykatë të Lartë të çështjes me shkresë nr. 3365 prot. datë 08.08.2017, kërkesë e cila nuk është pranuar nga ana e Gjykatës së Lartë, pavarësisht argumenteve të mjaftueshme të parashtruara për “pezullim ekzekutimi”.Vendimi nr. 443, datë 23.8.2017, i Gjykatës Së  Lartë shprehet se kërkesa e paraqitur nuk përmban shkaqe nga ato të parashikuara në nenin 479 të Kodit të Procedurës Civile.

Në vijim është ushtruar e drejta e kërkimit pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë për ndarje me këste të shlyerjes së detyrimit, kërkesë kjo e rrezuar nga kjo gjykatë, vendim ndaj të cilit është ushtruar e drejta e ankimit. Gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore , kërkuesi në mënyrë të vazhdueshme ka paraqitur dokumenta shkresorë të cilët vërtetonin gjendjen e vet financiare, të vendosura në dispozicion nga Sektori i Buxhetit dhe i Financës, por gjykata nuk ka pranuar kërkesën duke arsyetuar se një kërkim i tillë do të cënonte të drejtën për një proces të rregullt ligjor, ku ekzekutimi në kohë është pjesë e tij.

  1. Ekzekutimi i vendimit gjyqësor ;

Nga ana e përmbaruesit gjyqësor privat, shoqërisë “…..” sh.p.k. është vijuar me veprimet proceduriale në funksion të ekzekutimit të detyrimit duke lajmëruar ekzekutim vullnetar  më datë 27.07 2017 me shkresë 899.prot dhe kaluar në ekzekutim të detyrueshëm. Ndodhur në të tilla rrethana Dega e Thesarit Tiranë ka vendosur sekuestron konservative ndaj llogarive të AKU, duke bllokuar funksionimin e këtij institucioni.;pavarsisht se me shkresë të ish drejtorit Dritan Sejko nr.3260/1 prot datë 04.08.2017 i është drejtuar shoqërisë përmbaruese se ne zbatim të pkës 6 të  dhe Udhëzimit Nr. 01, datë 04.06.2014  “Për mënyrën e  ekzekutimit të detyrimeve monetare të njësive të qeverisjes së përgjithshme në llogari të thesarit’’,në pamundësi pagese debitori i drejtohet Gjykatës  së shkallës së parë përndarjen e detyrimit dhe pagesën me këste.

 Gjë e cila rezulton se nuk është pranuar nga përmbaruesi i cili ka vijuar veprimet me  shkrsën  nr.1447 datë 23.11.2017 i ëhstë drejtuar Degës së thesarit tiranë për vendosjen e sekuestros  konservative në llogari të palës debitore.

Ndodhur në rrethana të tilla AKU ka kërkuar lëshimin e autorizimit për likujdim të vendimit gjyqësor me kreditor shoqëria “Milky” sh.p.k., në zbatim të VKM Nr. 335, datë 02.06.1998 “Për procedurat për zbatimin e vendimeve gjyqësore për detyrimet që prekin buxhetin e shtetit”, VKM nr. 50, datë 05.02.2014 “Për miratimin e Strategjisë për parandalimin dhe shlyerjen e detyrimeve të prapambetura e planit të veprimit”, si dhe Udhëzimit Nr. 01, datë 04.06.2014  “Për mënyrën e  ekzekutimit të detyrimeve monetare të njësive të qeverisjes së përgjithshme në llogari të thesarit’’,    autorizim i cili është  lëshuar nga ana e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural nr.1885/2 date 30.03.2018, duke rialokuar më pas edhe një pjesë të fondeve. Ndodhur në kushte të bllokimit të aktivitetit të AKU, institucioni ka informuar MBZHR me shkresën me Nr. 1214 prot, datë 14.02.2018  mbi faktin se ‘’Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, për vitin 2018, ka llogaritur fondin 5,500,000 lekë për likuidim pjesor të detyrimit gjyqësor likuidim që mund të realizohet me lëshimin e “Autorizimit” nga ana e Ministrisë.’’

Në vijim të komunikimit me MBZHR, sërish në vijim të shkresës së AKU me nr. 1214 prot., datë 14.02.2018  në lidhje me kreditorin shoqërinë  “MILKY” sh.p.k , Ministria është informuar:Dega e Thesarit Tiranë me  shkresën  nr. 723/3 prot., datë 09.03.2018 me titull “Saktësim dhe rivënie të sekuestros konservative”,  ka njoftuar se Drejtorisë së Përgjithshme të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit i bllokohen fondet buxhetore në Artikullin 602 në favor të kreditorit shoqërisë “MILKY” sh.p.k në vlerën 329,967,907.4 lekë.Me bllokimin e llogarisë 602  “Shpenzimeve operative”,  i gjithë aktiviteti i Drejtorisë së Përgjithshme të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, do të jetë i pezulluar.

Nga korresponda shkresore me MBZHR mbi ekzekutimin e detyrimit konstatohet se : Me urdhër të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural nr. 404 datë 26.09.2018 është akorduar fondi për pagesë të kreditorit shoqërisë “Milky” sh.p.k të vlerës 80,000,000 (tetëdhjetëmilion) lekë, për rrjedhojë kemi informuar zyrën përmbarimore …. në lidhje me dakortësinë për likujdimin pjesor të detyrimit ndaj kreditorit shoqërisë “Milky” sh.p.k.

Me shkresën me Nr. 7430/1 Prot, datë 18.10.2018 , AKU ka informuar Ministrinë se detyrimi i mbetur pas likujdimit të vlerës 80,000,000 (tetëdhjetëmilion) lekë është 244,467,907.40 lekë ndaj kreditorit shoqërisë “Milky” sh.p.k.”, kjo shumë mbetet atipike  për mundësitë buxhetore të AKU-së.

Citojmë shkresën “AKU e ka të pamundur paraqitjen e nje projekti për mënyrën e likujdimit të pjësës së mbetur të detyrimit, pasi fondet për vitin 2018 dhe në vitet në vazhdim janë të parashikuara për zhvillim normal të aktivitetit të AKU.

AKU e ka parashikuar dhe në PBA 2019-2021 detyrimin ndaj shoqerisë “Milky” sh.p.k.” në zërin “Shpenzime për ekzekutim të detyrime kontraktuale të papaguara” në  vlerën 324,467,907.40 lekë detyrim i mbetur në momentin e paraqitjes së PBA.

Për vitin 2018 nuk kemi fonde  buxhetore të parashikuara  në lidhje me pagesën e detyrimit të mbetur ndaj kreditorit shoqërisë “Milky” sh.p.k.” – fondet të cilat mund të mbeten nga prokurimet  do të vihen në dispozicion të likujdimit, por për të cilat nuk mund të saktësojmë vlerë .

Me shkresën 6416/1 Prot,datë 19.9.2018 , kemi informuar MBZHR se  ‘’ kemi shterruar mundësitë buxhetore duke likujduar shumën prej 5,500,000 (pesëmilionepesëqindmijë)lekë me datë 25.06.2018 me urdhër shpenzimin nr. 89, për rrjedhojë Zyra përmbarimore tërhoqi urdhërin e masës së sekuestros, duke mundësuar vijimin normal të aktivitetet të  AKU.

Më tej në drejtim të përmbushjes së detyrimit, me shkresën  nr. 819 prot. datë 14.09.2018 “Kërkesë për vendosjen e masës së sekuestros konservative”, zyra përmbarimore …. ka njoftuar Degën e Thesarit, dhe nga ana e saj Dega e Thesarit ka njoftuar me shkresën nr. 6648/1 datë 17.09.2018  Drejtorinë e Përgjithshme të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit  që do ti bllokohen fondet buxhetore në Arti. 602 në favor të kreditorit shoqërisë “Milky” Sh.p.k në vlerën 324,467,907.4 lekë.’

Pra,AKU duke ju drejtuar MBZHR-s thekson: “ evidentojmë se rrezikohet që brenda 5 ditëve të bllokohen fondet buxhetore në Artikulin 602 për Drejtorinë e Përgjithshme të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, për pasojë të të cilit bllokohen lëvrimi i fondeve për shërbime, shpenzime për mirëmbajtje automjetesh, shpenzime për mirëmbajtjen e paisjeve të zyrave e të tjera, ndërkohë që dihet për vitin 2018 se nuk kemi asnjë mundësi buxhetore për detyrimin në fjalë (ndaj shoqërisë Milky) .’’

Me shkresë nr.7430/1 Prot datë 18.10.2018  i drejtohet  Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural nr. 404 datë 26.09.2018  se është akorduar fondi për pagesë të kreditorit shoqërisë “Milky” sh.p.k të vlerës 80,000,000 (tetëdhjetëmilion) lekë, për rrjedhojë kemi informuar zyrën përmbarimore …. në lidhje me dakortësinë për likujdimin pjesor të detyrimit ndaj kreditorit shoqërisë “Milky” sh.p.k.

Më tej, kemi marrë shkresën datë 15.10.2018 të kreditorit shoqërisë “Milky” sh.p.k drejtuar Zyrës Përmbarimore …. (e për dijeni AKU) përmes të cilës autorizon zyrës përmbarimore të tërheqë urdhërin e masës së sekuestros me qëllim likujdimin e fondit të përcaktuar 80,000,000 (tetëdhjetëmilion) lekë ndaj kreditorit shoqërisë “Milky” sh.p.k,  por edhe thekson se:

  • Kjo nuk nënkupton pezullimin e procedurës pëmbarimore dhe për këtë shkak do të kërkojmë nga debitori/njësia shpenzuese Autoriteti Kombëtar i Ushqimit paraqitjen e një projekti për mënyrën e likujdimit të pjësës së mbetur të detyrimit, i cili duhet të na vihet në dispozicion dhe të na njoftohet si palë kreditore brenda afatit 10 -ditor.”

Për sa më sipër AKU  në shkresë thekson faktet se“informojmë se detyrimi i mbetur pas likujdimit të vlerës 80,000,000 (tetëdhjetëmilion) lekë është 244,467,907.40 lekë ndaj kreditorit shoqërisë “Milky” sh.p.k.”, kjo shumë mbetet atipike  për mundësitë buxhetore të AKU-së”.AKU e ka të pamundur paraqitjen e nje projekti për mënyrën e likujdimit të pjësës së mbetur të detyrimit, pasi fondet për vitin 2018 dhe në vitet në vazhdim janë të parashikuara për zhvillim normal të aktivitetit të AKU.

AKU e ka parashikuar dhe në PBA 2019-2021 detyrimin ndaj shoqerisë “Milky” sh.p.k.” në zërin “Shpenzime për ekzekutim të detyrime kontraktuale të papaguara” në  vlerën 324,467,907.40 lekë detyrim i mbetur në momentin e paraqitjes së PBA.

Për vitin 2018 nuk kemi fonde  buxhetore të parashikuara  në lidhje me pagesën e detyrimit të mbetur ndaj kreditorit shoqërisë “Milky” sh.p.k.” – fondet të cilat mund të mbeten nga prokurimet  do të vihen në dispozicion të likujdimit, por për të cilat nuk mund të saktësojmë vlerë.

Gjatë procesit të ekzekutimit , AKU ka komunikuar dhe është konsultuar në mënyrë të vazhdueshme me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural , si dhe ka informuar institucione të tjera midis të tjerash me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave , e cila pas informimit të AKU informon se : “Nga ana e Deges se Doganes Durres eshte kryer Ekzekutimi i Detyrueshem i Urdherit te Ekzekutimit Nr.200, datë 18.02.2014, duke kaluar ne llogarit perkatese, shumën e borxhit doganor 4,803,522 lekë që subjekti “Milky (Primalat) me Nipt. K72327503M” ka pas ndaj Degës së Doganës Durrës. Ekzekutimi eshte kryer prane Bankes Kombetare Tregetare sipas Shkreses Nr.19584Prot., Date 22.11.2018 te Deges se Doganes Durres.’’.

Si dhe vihet re nga shkresat dhe përmbajtja e tyre , AKU ka ngritur një “ALERT” drejt Ministrisë për pezullim të aktivitetit dhe në dukje rezulton se i ka ushtruar të gjitha hapat për mundësinë e ekzekutimit deri sa Ministria ka dhënë autorizimet përkatëse sëbashku me rialokim fondesh për të kryer likujdimin e vendimit. Nëse do ti referohemi kronologjisë konstatohet një nxitim i tejskajshëm procedurial për likujdimin sa më të shpejtë të kësaj shume atipike për financat e AKU-s dhe të Ministrisë për gjetjen e këtyre fondeve buxhetore për likujdim, arrijmë në këtë konkluzion pasi në kronologjinë e komunikimit shkresor ekziston mundësia e rënies dakort  dhe planifikimit të shlyerjes me këste të kësaj shume e cila ka rënduar financat e shtetit shqiptar. Dhe ka qenë pikërisht AKU e cila  deklaron se “e ka të pamundur paraqitjen e nje projekti për mënyrën e likujdimit të pjësës së mbetur të detyrimit, pasi fondet për vitin 2018 dhe në vitet në vazhdim janë të parashikuara për zhvillim normal të aktivitetit të AKU.” ,duke mos e ushtruar  këtë të drejtë dhe rënë në dakortësi me përmbaruesin  privat …. për hapsirat e mundshme dhe likujdimin me këste të shumës. Pikërisht në momentet kur përmbaruesi privat ushtronte të drejtën e sekuestrove konservative mi llogaritë e AKU-s, dhe rrezikonte pezullimin e veprimtarisë, në të njëjtën përiudhë ish drejtori ………….  autorizon z. ………….. të lidhi marrveshje me këtë shoqëri si kreditor për titujt ekzekutiv të AKU, për ekzekutim(rreth 145 tituj), në shkelje të plotë të ligjit 10031 datë 11.12.2008 “Për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat”  i ndryshuar, në kushtet e konfliktit të interesit  sipas përcaktimeve të nenit 9 të këtij Ligji.

 Njëkohësisht ish drejtori z. …………. në kah të kundërt me elementët e paraqitur në padinë e paraqitur në gjykim në  Gjykata e Lartë per mbrojtjen e cështjesh me  me shkresën me Nr. 2246 , datë 26.2.2018 është informuar MBZHR se  : ‘’Referuar shënimit të lënë nga ana e MBZHR në kartelën shoqëruese nr.1885 datë 15.02.2018 për vlerësim dhe nxjerrje të personave përgjegjës, nga ana AKU-së me date 23.02.2018, nga AKU është bërë “Kallëzim Penal” në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë ndaj ish – Drejtorit të Përgjithshëm dhe ish – Drejtorit të Drejtorisë së Menaxhimit të Riskut dhe Koordinimit të Inspektimit, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, si persona përgjegjës që përmes mos përmbushjes së rregullt të detyrës  me veprim dhe mos veprim kanë cënuar rëndë dhe në mënyrë të parikuperueshme interesat e ligjshme të shtetit dhe shtetasve pasi në mënyrë të paarsyetuar kanë marrë  masa të paarsyeshme dhe të pabazuara në ligj, të cilat kanë sjellë falimentimin efektiv të shoqërisë “MILKY” sh.p.k., ish PRIMALAT, dhe si pasojë në zbatim të vendimit nr. 3237 datë 06.07.2017 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i detyrohet shoqërisë 314’373’276 ( treqind e katërmbëdhjetë milion e treqind e shtatëdhjetë e tre mijë e dyqind e shtatëdhjetë e gjashtë), plus tarifat përmbarimore dhe kërkesat eventuale për kamatëvonesë, në total sipas urdhër sekuestros vlera 329,967,907.4 lekë.’’

AlertNews.al, në qershor 2018, ka lëshuar alarmin për AKU, e cila ishte me llogari të bllokuara nga përmbarimi për këtë çështje dhe që nuk ishte në gjëndje që të blinte as bojë e letër për shërbimet më të domosdoshme.

Linku:

http://www.alertnews.al/aku-me-llogari-te-bllokuara-nga-permbarimi-dy-muaj-pa-leter-boje-printeri-e-karburant-primalat-fitoi-gjyqin-2-milione-euro/

©AlertNews.al / Qendra ALERT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here