Ekskluzive / AKU bleu Audi 76 milionë lek, nuk bleu kite, aparate vaji dhe makina frigoriferike

0
339

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka blerë 11 autovetura më shumë sesa kishte planifikuar, mes të cilave dhe një “Audi” me vlerë 7.6 milionë lek (të reja). Sipas raportit që disponon Alertnews.al, AKU ka blerë makina mbi planifikimin, njëra me vlerë shumë më të lartë sesa ka nevoja ky institucion, ndërkohë që, për mungesë buxheti, nuk është realizuar plani i blerjes së automjeteve frigoriferike, aparateve për matjen e cilësisë së vajit, si dhe kiteve për marrjen e mostrës.

Auditi i KLSH përfshin vitin 2017 dhe 10 muajt e parë të vitit 2018, sipas të cilit, “duke krahasuar Plankërkesat për Investime, ato janë pothuajse të njëjta si “zëra”, që do të thotë se janë imediate realizimi i tyre për mbarëvajtjen e punës, rritjen e cilësisë së shërbimeve, mirë funksionimin e të gjitha detyrave: monitorim, inspektim, kontrolle zyrtare, komoditetin e ambienteve të punës , që con në rritjen e rendimentit dhe të cilësisë nga ana e punonjësve etj”.

Pjesë nga raporti i KLSH

Në raportin e KLSH thuhet se, për vitin 2017, nga këto plane nuk filloi asnjë, ndërsa në 2018 u realizuan 3 prej tyre.

Tabela bashkangjitur sqaron se, AKU kishte planifikuar të blerë 41 makina dhe ka blerë 52, njëra prej të cilave tip “Audi” me vlerë 7.600.000 lek, 14 të tjera me nga 2.507.400 lek secila dhje 37 të tjera me vlerën e secilës, 1.423.200 lek.

Ndërkaq, ishte planifikuar blerja e 12 mjeteve frigoriferike dhe nuk është blerë asnjë; ishte planifikuar blerja e 72 pajisjeve speciale, prej të cilave 60 aparate për matjen e cilësisë së vajit e janë blerë vetëm 33 dhe nga 12 kite për marrje mostre të planifikyara, është blerë vetëm një.

“Pra duke analizuar të dhënat në tabelë, vërejmë se:

– “Zëri” Blerje Automjetesh është tejkaluar në sasi (11 automjete më tepër), ku bie në sy automjeti “Audi” me një vlerë 7,600,000 lekë që nuk justifikon destinacionin e përdorimit të Planifikuar. (cilësuar më lart tek Jusifikimi i Investimit) si dhe çmimi e tij sa dyfishi i çmimit të dy tipeve të tjera së bashku, blerë këto duke përmbushur specifikimet (e cilësuar te justifikimi i Investimit). Sipas AKU Automjetet Frigoriferike janë porositur, ardhur, por nuk u likujdua fatura e blerjes brenda vitit 2018, lihet për tu paguar me buxhetin e 2019 ( në kundërshtim me Ligjin nr.9936 dt.26.06.2008)

– “Zëri” Pajisje speciale – Kit/set për marrje mostre nga 12 copë të planifikuar( nga një për cdo Drejtori Rajonale) vetëm një copë

– “ Zëri”Aparat matës për cilësinë e vajit të skuqur nga 60 copë planifikuar, blerë 33 copë    (9 drejtori nga 3copë + 3 drejtori  nga 2copë)

– “Zëri “ Pajisje që sigurojnë energji e pa realizuar për 2017, 2018.

– “Zëri” Pajisje Ngrohje – Ftohje e pa realizuar për 2017, 2018”, thuhet në raportin e KLSH-së.

Ndërkohë, AlertNews.al dhe Qendra ALERT kanë mësuar se, një makinë e tillë Audi nuk përdoret nga asnjë funksionar i AKU as në Drejtorinë e Përgjithshme dhe as në drejtoritë rajonale në qarte.

©AlertNews.al / Qendra ALERT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here