EFSA konsultim publik: Rivlerësimi i aditivëve ushqimorë, përqëndrimi tek ëmbëlsuesit

0
74

Si pjesë e rivlerësimit të vazhdueshëm të aditivëve të ushqimit, sipas Rregullores Nr. 257/2010, EFSA aktualisht është duke u përqendruar në vlerësimin e sigurisë së ëmbëlsuesve.

Paneli mbi Aditivët e Ushqimit dhe Aromatizuesit e Ushqimit (FAF) ka hartuar dy projekt protokolle që detajojnë qasjen dhe metodologjinë që do të ndiqet për kryerjen e të gjitha hapave të vlerësimit të rrezikut, nga identifikimi i rrezikut dhe karakterizimi deri tek vlerësimi i ekspozimit për rivlerësimin e ardhshëm.

Një konsultë e parë publike për protokollin mbi identifikimin dhe karakterizimin e rreziqeve u mbyll në 19 shtator 2019. Një e dytë, për metodologjinë e zbatueshme për vlerësimin e ekspozimit u nis në 9 tetor 2019. EFSA ka ftuar komunitetin shkencor, palët e interesuara të japin feedback online në faqen e internetit të EFSA-s deri më 22 nëntor 2019.

Duke pasur parasysh natyrën komplekse të vlerësimeve vijuese dhe interesin e lartë publik në këtë fushë, EFSA po zhvillon një takim shkencor publik për t’u përfshirë në diskutime me të gjithë aktorët dhe palët e tjera përkatëse. Ngjarja jep një mundësi për të plotësuar të dy konsultimet dhe për të mbledhur reagime shtesë mbi protokollet para zbatimit të tyre. Ngjarja zhvillohet në Paris në 3 dhjetor 2019.

Shkencëtarët dhe ekspertët e jashtëm të EFSA-së do të paraqesin qasjet e zhvilluara në dy protokolle, reagimet kryesore të marra gjatë fazës së konsultimit publik dhe se si kjo mund të zhvillohet më tej në protokolle. Këto do të pasohen nga një diskutim gjatë të cilit të pranishmit do të kenë mundësinë për të shtruar pyetje. Do të paraqitet gjithashtu një azhurnim mbi statusin e përgjithshëm të rivlerësimit të aditivëve ushqimorë.

Takimi ka për qëllim të gjithë aktorët e interesuar, veçanërisht ata që kontribuojnë në konsultimin publik me ekspertizë në fushën e aditivëve ushqimorë, toksikologjisë, ekspozimit dietik, rishikimeve sistematike dhe zhvillimit të protokollit. Pjesëmarrja është e kufizuar, maksimumi 100 pjesëmarrës. Përzgjedhja përfundimtare do të synojë një përfaqësim të ekuilibruar të ekspertizës dhe palëve të interesuara.

Marrë nga www.efsa.europa.eu

Qendra Alert / AlertNews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here