Dy markete në plazhin e Durrësit janë gjobitur nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, pasi brenda tyre janë gjetur produkte të skaduara, si majonezë dhe salce domateje, ndërkohë që disa produkte u janë konstatuar pa etiketë në gjuhën shqipe, shumë produkte mbaheshin në dysheme dhe jo në rafte, ndërsa kishin mungesë dhe të raporteve shëndetësore të stafit. Për këto arsye, AKU io ka penalizuar me gjoba, si dhe ka bllokuar sasinë e produkteve që nuk plotësonin standardet e tregtimit, për të garantuar sigurinë ushqimore.

Njoftimi i plotë i AKU:

“Në zbatim të planit të masave për të siguruar mbarëvajtjen e sezonit turistik 2019 dhe garantimin e qytetarëve për sigurinë ushqimore, Drejtoria Rajonale e AKU Durrës ka ushtruar kontroll në dy Operatorë të Biznesit që tregtojnë produkte ushqimore. Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Arben Braho” me aktivitet “Market” në zonën e plazhit, ku ndër të tjera rezultoi se:

Nga verifikimi i kushteve higjeno-sanitare, rezultoi se ambjenti në të cilin ushtrohej aktivitetit i tregtimit ishte i pasistemuar.

Një pjesë e produkteve ushqimore të amabalazhuara paraprakisht, ishin të vendosura në konatakt të drejtëpërdrejtë me dyshemenë.

U konstatuan disa lloje produktesh të cilave u mungonte etiketanë gjuhën shqipe, kryesisht të tipologjisë (çokollata dhe biskota) si dhe produkte ushqimore që nuk dispononin etiketën përkatëse, për të cilat nga ana e subjektit pretendohej seishte uthulldhe lëng limoni.

Nga kontrolli i kryernë frigoriferët e OBU-sëu evidentuan produkte ushqimore (pije freskuese), të cilave u kishte kaluar afati i përdorimit.

Lidhur me kundravajtjet e konstatuara, AKU-ja mori masat administrative si më poshtë:

Gjobë me vlerë 100,000 lekë për etiketim produkti në kundërshtim me parashikimet ligjore dhe rregullatorë në fuqi,

Gjobë me vlerë 100,000 lekë për mungesën e heqjes nga tregu të produkteve ushqimore, që nuk plotësojnë kërkesat, pra praktikisht të skaduara,

Bllokimi i produkteve ushqimore të skaduara dhe paetiketën përkatëse me qëllim asgjësimin e tyre.

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Ardit Lame” me aktivitet “Market”  në zonën e plazhit, ku ndër të tjera rezultoi se:

Librezat në lidhje me vërtetimin e gjëndjes shëndetësore  të  punonjësve nuk disponoheshin,

Një pjesë e produkteve ushqimore të amabalazhuara paraprakisht, ishin të vendosura në kontakt të drejtëpërdrejtë me dyshemenë.

Në raftet e OBU-së u konstatuan produkte ushqimore (salcë domate dhe majonezë), të cilave u kishte kaluar afati i përdorimit.

Lidhur me kundravajtjet e gjetura, AKU-ja mori masat administrative si më poshtë:

Gjobë me vlerë 200,000 lekë për mungesën e heqjes nga tregu të produkteve ushqimore, që nuk plotësojnë kërkesat, pra praktikisht të skaduara,

Paralajmërim, pasi iu la detyrë sistemimi i ambjentit dhe produkteve ushqimore në kontakt me dyshemenë si dhe pajisja me libreza shëndetësore të punonjësve,

Bllokimi i produkteve ushqimore të skaduara me qëllim asgjësimin e tyre”.

Alertnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here