“Rruga e verës dhe e vajit të ullirit”. Kështu u quajt aktiviteti i shndërruar tashmë në traditë, i zhvilluar të shtunën në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë dhe zhvillimit Rural. Kompanitë më të njohura në prodhimin e vajit të ullirit, si dhe kantinat më të njohura, ishin pjesë e një konkursi. Një juri profesionistësh dhe deguestuesish apo enologësh, ishin ata që zgjodhën dhe verërat më të mira dhe vajrat më të mira të ullirit.

Ne konkursin e organizuar dje, juria shpalli kantinën “Duka” si fituese të vendit të parë sa i takon prodhimit të verës se kuqe, kantinën “Kokomani” në vend të dytë dhe “Belba” në vendin e tretë.

Ndërsa per verën e bardhë u dhanë këto çmime: Vila Shehi në vendin e parë, kantina “Herta” në të dytin dhe kantina “Kokomani” në vendin e tretë.

Ndërsa për gategorinë “Vaj Ulliri”, konkursi i zhvilluar nxorri fitues kompanitë “Subashi” dhe “Shkalla” me vajin e ullirit ekstra të virgjër, të ndjekur nga Tre Miqtë dhe IVAP.

AlertNews.al

19.11.2017

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here