DOKUMENTI EKSKLUZIV / AKU, akuza Veterinerëve të Bashkive: Vjedhje e falsifikim vulash, moszbatim detyrash e mungesë kontrollesh

0
494

Siguria ushqimore në Shqipëri, duket se nuk është e rrezikuar vetem nga produkte ushqimore, të prodhuara e shpërndara në vendin tonë apo edhe nga të importit, por rrezikohet edhe nga vetë pushtetit vendor.

Shqetësimi është ngritur nga vetë Autoritetit Kombëtar i Ushqimit në fund të vitit 2018, i cili në një shkresë që ka siguruar AlertNews.al, të drejtuar njësive të pushtetit vendor, Qarku Tiranë, hedh dyshime për falsifikimet e vulave të mjekjëve veteriner, apo edhe mundesinë e dublimit të tyre, duke bërë kështu që mishi për konsum të mos jetë i sigurt. “Megjithë përmiresimet  e ndodhura gjatë këtij viti, vijon të ketë problematika në sigurinë ushqimore, sa lidhet rast pas rasti me prodhimin, përpunimit, transportin dhe tregetimin e ushqimeve  e pijeve, në mënyrë  të kundraligjshme, nën stadarde apo/dhe të skaduara, sidomos në tregjet e hapura. Ndër këto problematika që vijojnë, po veçojmë çështjen e disiplinimit të therjes së kafshëve dhe tregëtimit të mishit, për të cilat, organet e qeverisjes vendore kanë detyrime të drejtpërdrejta”, thuhet në letrën që AKU iu ka nisur kryetarëve të bashkive të Qarkut Tiranë, sipas të cilës, gjatë 2018 janë konstatuar 51 raste të therjes e tregtimit të mishit në mënyrë të kundaligjshme.

Në shkresën e dërguar, duket që AKU akuzon pushtetin vendor, konretisht i strukturave veterinare, për moskryerjen e detyrave ligjore në kuadër të garantimit të sigurisë ushqimore përsa i përket disiplinimit të lëvizjes dhe therjes së kafshëve e deri mishi në dyqane, siç janë mosushtrimi I kontrollit në territoret e tyre për tregtimin e mishit dhe nenprodukteve të tij apo i tregtimin në mjedise të hapura; lejimi nga veterinerët e bashkive i moszbatimit të rregullave për therjen  e kafshëve dhe tregtimin e mishit të tyre; lejimi nga strukturat e bashkive, njësitë veterinare, i therjes së kafshëve të paidentifikuara, të pamatrikulluara e të paekzaminuara, para e pas therjes, siç;  kërkon me detyrim protokolli  veterinar. Për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, një nga problematikat më të mëdha që rrezikojnë konsumatorin, është lëvizja e pakontrolluar e kafshëve dhe therja e tregtimi i mishit të tyre pa  ekzaminime nga veterineri, duke bërë kështu kërcënim serioz që sëmundjet zoonitike, si antraksi  apo perndryshe  plasja, të përcillet nga një vatër zoonotike në një rajon tjetër.

Akuzat e AKU shkojnë edhe më tej, në drejtim të strukturave veterinare të pushtetit vendor, madje deri në humbjen, dubplimin apo falsifikimin e vulave të mjekëve veteriner që përdoren për vulosjen e mishit. “Në kuader të  inspektimeve në njësi  tregëtimi mishi,  veç rasteve të konstatimit të produktit mish të pashoqëruar  me certifikatë veterinare e vulë sanitare, siç kemi raportuar në vijimësi, ka patur edhe raste kur vulat sanitare veterinare kanë qenë dukshëm të falsifikuara apo të dyshuara si të falsifikuara”, thotë letra e AKU.

“Marrë shkas nga raste kësisoj, kemi vlerësuar situatën sa lidhet me miratimin, prodhimin,  administrimin dhe përdorimin e vulave nga veterinerët zyrtar, nga ku konstatojme se, ky proces është problematic: Nuk ka unifikim te vulave, nuk ka njoftime për raste të vulave të nxjerra jashtë  përdorimit; nuk ka ndonjë raport për kontrolle e konstatime për keqpërdorim e përdorim abuziv të tyre, çka ka lënë hapësirë për keqpërdorimin e tyre dhe pamundësinë e zbulimit të falsifikimit në  rastet e dyshuara.

Bazuar në kërkesat e legjislacionit në fuqi, siç dihet, është funksion  i Shërbimit Veterinar të pushtetit  vendor, kontrolli shëndetësor i kafshës, si dhe vulosja e karkasës në përfundim të procesit të therjes, forma, kriteret e vulës sanitare e asaj speciale sanitare, madje  edhe lloji i ngjyruesve që përdoren për vulosje, jane përcaktuar ëme udhëzim ministri, ndërsa prodhimi,  administrimi,  kontrolli dhe ruajtja e vulave, si për çdo vulë zyrtare rregullohet përmes VKM Nr. 390, datë 6.8.1993,  ‘Për rregullat e prodhimit, administrimit, kontrollit dhe ruajtjen e vulave zyrtare’”, vijon AKU akuzat nga pushtetit vendor.

Një pjesë të akuzave dhe dyshimeve për abuzime nga Shërbimi Veterinar zyrtar u Bashkive, AKU jua drejton kryetarëve të njësive të qeverisjes vendore, edhe në formë pyetjesh. “Kështu, nuk kemi  informacion integral për të gjitha qarqet (e as në nivel qarku) se, sa vula sanitare veterinare janë prodhuar(?), sa vula sanitare veterinare janë asgjësuar(?), a janë asgjesuar vulat sanitare veterinare të përdorura në thertoret e pikat e therjes të mbyllura nga AKU(?), sa vula sanitare veterinare kanë dalë jashtë përdorimi”),  si ruhen e ku mbahen vulat sanitare veterinare (?), çfarë lloj ngjyruesish janë  përdorur për bojën e vulave sanitare veterinare (?) etj.”, vijonë akuzat e AKU nga Shërbimit Veterinar të bashkive.

Gjithashtu, AKU iu kërkon kryetarëve të Bashkive që, në funksion të vendosjes së rregullit, ta informojnë këtë institucion për sasinë e vulave sanitare veterinare që disponohen dhe dërgimin e kopjeve të qarta të gjurmës së vulës, emrat e veterinerëve që i kanë në dorëzim, sasinë e vulave sanitare veterinare të tërhequra e asgjësuara vitin e fundit (nëse ka pasur)

“A disponohet nga Sherbimi  Veterinar i bashkisë vula sanitare speciale për rastet e therjeve sanitare  apo urgjente? Raste të konstatuara për shkelje nga veterinerët lidhur me përdorimin e vulave sanitare  veterinare dhe llojit të bojes së Iejuar? A  kanë  pasur raste të humbjes së vulave sanitare veterinare   dhe a është njoftuar Ministria e Brendshme siç përcaktohet në aktet rregullative?”, thuhet në letrën e AKU për pushtetin vendor.

AlertNews.al, ka denoncuar edhe më herët, thuajse gjatë gjithë vitit 2018, situatën e rëndë të tregjeve të kafshëve të gjalla, mungesën e matrikujve te kafshët që lëvizin në këto tregje, mungesën e mjekëve të shërbimit veterinary, kushtet e papërshtatshme në këto tregje dhe rrezikun që i kanoset konsumatorit shqiptar.

©AlertNews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here