Dita e Alfabetit, urimi i Lazim Destanit: Themelin e diturisë dhe të atdhetarisë e përbën gjuha shqipe

0
97

Data 22 nëntor iu kujton të gjithë shqiptarëve, Kongresion e Manastirit, ose ndryshe Kongresin e Alfabetit shqip. Kongresi i Manastirit ishte një konferencë akademike në qytetin e Manastirit, nga data 14 nëntor deri më 22 nëntor të vitit 1908 për standardizimin e alfabetit të gjuhës shqipe.

Në këtë ditë të shënuar për gjuhën shqipe, filantropi dhe patrioti Lazim Destani, ka uruar të gjjithë shqiptarët, kudo që jetojnë. “Gëzuar Ditën e Alfabetit Shqip. Themelin e diturisë dhe të atdhetarisë e përbën gjuha shqipe”, thotë Destani në urimin e tij, duke iu referuar dhe Mid’hat Frashërit.

Data 22 nëntor përbën tashmë një ditë përkujtimuese në Shqipëri, Kosovë, Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në diasporën shqiptare, e njohur si Dita e Alfabetit. Përpara kongresit, gjuha shqipe përfaqësohej prej gjashtë ose më shumë alfabetesh, pa lllogaritur nënvarientet.

Kongresi u mbajt prej shoqërisë “Bashkimi” në shtëpinë e Fehim Zavalanit, ku ishte edhe selia e shoqërisë. Pjesëmarrësit në kongres ishin figura të shquara të jetës kulturore e politike mbarëshqiptare. Në këtë konres u thirrën 50 delegatë, përfaqësues të 23 qyteteve të banuara nga shqiptarët, shoqërive kulturore e patriotike, 32 nga të cilët kishin të drejtë vote dhe tetëmbëdhjetë vëzhgues. Ndër delegatët më të shquar qenë Gjergj Fishta, Mid’hat Frashëri, Sotir Peci, Ndre Mjeda, Shahin Kolonja, Bajo Topulli, Parashqevi Qiriazi, Fehim Zavalani. Delegat tjetër nga familja Zavalani ishte Izet Zavalani, përfaqësues i Follorinës.

Qendra ALERT / Alertnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here