Dermatoza, si është situata e lopëve në Ballkan?

0
201

Të dhënat e fundit tregojnë se vaksinimi dhe masat kontrolluese të marra për të parandaluar shpërndarjen epidemike të sëmundjes së lëkurës së lopëve në Ballkan, Lumpy Skin Diseases, e njohur ndryshe si Dermatoza, kanë rezultuar të sukseshme.

Raporti më i fundit i EFSA-së (Autoriteti Evropian për Sigurinë Ushqimore) mbi gjendjen e kësaj sëmundje në Juglindje të Europës ka treguar që, gjatë 2018 nuk pati rritje të rasteve. Numri i kafshëve të sëmura ka pasur një renie drastike në 2017, nga 7.483 raste të raportuara, në 2017 ka pasur 385 dhe në 2018 rastet janë shuar plotësisht nga ky rajon.

Mbi 2.5 milionë bagëti u vaksinuan gjatë 2018, duke mbuluar 70 për qind të bagëtive përgjatë rajonit.

Gjithsesi, kjo sëmundje vazhdon të jetë prezente në Rusi, ku raportohen rreth 63 kafshë, Turqi rreth 46 kafshë dhe Gjeorgji rreth 6 kafshë.

Programi i vaksinimit vazhdon dhe në 2019 në vëndet e Ballkanit si, Greqia, Bullgaria, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Kosova dhe pjesa jugore e Serbisë. Kjo sëmundje preku si fillim Greqinë në fund të 2015 dhe më pas u përhap në vëndet e Ballkanit.

Burimi: efsa.eu

Alertnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here