Denoncimi për kekun Luppo, kompania turke e prodhimit: Mashtrim, synimi jonë siguria e konsumatorit

0
123

Kompania turke e kekut Luppo ka reaguar pas denoncimit në Qendrën Alert dhe emisionin Alert se në këtë lloj keku kishte medikamente paralizuese. Kompania turke ka hedhur poshtë një konstatim të tillë, që sipas saj ka për qëllim shpifjen dhe mashtrimin. Në reagimin e saj, kompania turke e prodhimit thekson se qëllimi i tyre është siguria e konsumatorit dhe se do të vazhdojë të prodhojë kekun Luppo.

Reagimi i kompanisë turke të prodhimit të kekut Luppo Šölen Kurumsal:

“Një video zhgënjyese është shpërndarë gjatë kësaj periudhe në lidhje me një nga produktet tona, të eksportuara nga firma jonë. Kjo video ka përqëllim shpifje ndaj nesh dhe është plotësisht mashtruese. Rasti në fjalë po ndiqet rreptësisht nga kompania jonë dhe janë marrë të gjitha veprimet e nevojshme.

Firma jonë inspektohet rregullisht nga organizatat e pavarura të inspektimit në lidhje me sigurinë e ushqimit, me këtë dëshirojmë të tregojmë e ritheksojmë edhe një herë se do të vazhdojmë të prodhojmë produktet tona. Produktet tona shpërndahen në më shumë se në 100 vende në të gjithë botën me vëmendje dhe cilësi të lartë.

Do të jetë shumë e rëndësishme për ne dhe do jemi shumë mirënjohës nëse këto lloj aksionesh mashtruese të ndalen ndaj kompanisë tonë”, thotë k ompania turke e kekut Luppo.

Qendra Alert – AlertNews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here