Denoncimi në Qendrën ALERT: Ja si nxjerr shkumë të bardhë shalqini sapo çelet – Video

0
218

Vetem tri ditë pas denoncimit në rrjetet sociale të gazetares Klodiana Haxhiaj, për një shalqi, që me shikim të krijonte idene se kishte probleme, një denoncim tjetër ka mbërritur në Qendrën ALERT, Shoqatë për Mbrojtjen dhe Ndërgjegjësimin e Kosumatorit dhe në Alertnews.al.

Një konsumator nga Tirana, ka dërguar në adresën e Qendrës ALERT, videon e një shalqini të blerë në një prej tregjeve në Tiranës. Siç dhe duket me sy të lirë në video, sapo shalqini është çarë, duket sikurë brenda tij zien. Për minuta të tëra nxjerr flluska e shkumë, ndërkohë që në pjesën ku është prerë, është krijuar një shtesë e bardhë nga shkuma.

Përse vallë? Çfarë problem mund të ketë pasur? Ka ndonjë institucion që merr kampionë dhe i analizon? Si rastin e Znj.Haxhiaj e si në rastin e këtij konsumatori? Çëshje ngarkesash nga pesticidet? Kunsumatori e kërkon një spjegim.

Qendra ALERT dhe AlertNews.al iu bëjnë thirrje konsumatorëve që të denoncojnë çdo shqetësim që lidhet me sigurinë e tyre ushqimore, por edhe me problematika të ndryshme kur cënohen.

info@alertnews.al dhe alertnews.al@gmail.com janë adresat e e-mailit, ndërkohë që, sms, foto e video mund të dërgojnë edhe me whatsapp dhe viber edhe në numrin e telefonit 0693028258. Gjithashtu, Facebook dhe Instagram me emrin AlertNews.al, ose në Facebook në AlertCenterAlbania.QendraAlert.GranitSokolaj, janë mënyrat tjera të ankesave apo denoncimeve të konsumatorëve. Çdo denoncim i juaji do të bëhet publik, duke ruajtur anonimatin, si dhe do t’u dërgohet institucioneve përgjegjëse e kontrolluese.

AlertNews.al / Qendra ALERT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here