Denoncimi në Alert: Market “Jata” në Astir në shkelje të ligjit, mban sallamet në kuti kartoni dhe temperaturë ambienti

0
330

Megjithëse është detyrë e çdo subjekti që prodhon, importon apo tregton me shumicë ose pakicë produkte ushqimore, të garantojnë sigurinë ushqimore të konsumatorit, kjo nuk është zbatuar në një nga marketet në zonën e Unazës së Re, në Astir. Një qytetare denoncon rastin e mbajtjes së sallameve në karton, në temperaturë ambienti, pra jashtë frigoriferëve, në marketin “Jata”, në Astir. Megjithëse produkti duhet të ruhet në temperaturat nga 0 maksimumi deri në 6 gradë, siç shihet edhe në foto, ky market mban nënproduket e mishit jashtë normave të caktuara. Market “Jata” në Astir, jo vetëm që nuk zbaton ligjin, por cënon sigurinë e konsumatorit, duke i sjellë jopak problem edhe industrisë përpunuese me produktet që i furnizojnë, si në imazh, si në kosto financiare.

Mbajtja e këtyre produkteve në temperatura të tilla, përveçse ndikon në humbjen e karakteristikave të tyre, ndikon negativisht edhe në shëndetin e konsumatorit. Kjo, pasi në temperatura ambienti, shumë baktere që janë burim i toksiko-infeksioneve, shumfishohen brenda 4-5 ditëve, duke sjellë dhe helmime ushqimore për konsumatorët.

Qendra Alert / AlertNews.al

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here