Denoncimi në ALERT: Çokollatë “Milka” e skaduar një muaj para në Extramarket Durrës

0
255

“E blerë sot në një nga supermarketet më të mëdhaja në Durrës, Extramarket. S’kemi fare siguri për asnjë lloj gjëje. Behet fjalë për çokollatë MILKA, që fëmijët tanë mund ta blejnë, ta konsumojnë dhe te mos e shikokojnë datën e skadencës”. Ky është denoncimi që ka ardhur pranë Qendrës ALERT, OJF dedikuar konsumatorit dhe emisionit ALERT në Neës24, nga një zonjë nga qyteti i Durrësit.

Siç duket qartë dhe në fotografitë e dërguara nga zonja, ajo ka blerë një cokollatë “Milka”, afati i përdorimit të së cilës, në EkstraMarket kishte përfunduar më 30.08.2019, ndërsa dita e blerjes, bashkë me kuponin tatimor, shënon fiks një muaj mbrapa, 30.09.2019.

Çdokush që has problem me produkte ushqimore, produkte industriale, ka problem me ente publike e private, me kontrata të pazbatuara konsumatore etj, mund të denoncojë pranë Qendrës ALERT. Të gjitha shqetësimet do t;ju dërgohen institucioneve në formë denoncimi, për t’i vënë në lëvizje, do të publikohen në emisionin televiziv ALERT, që transmetohet çdo të merkurë në orën 20.00 në Neës24, si dhe në portalin Alertneës.al.

Ju mund të denonconi me foto e video në numrin 0693028258, në Facebook në faqen Alertnews.al dhe Twitter e Instagram në faqet me emrin Qendra Alert – AlertNews. Gjithashtu, e-maili jonë është alertnews.al@gmail.com

Qendra ALERT – AlertNews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here