Duket se ne vendin tone mund t’ju ofrosh gjithçka konsumatoreve: Perime si mish te grire, tritol per djath, mjafton te kesh mundesi financiare. I tille eshte edhe rasti i denoncuar sot nga ish-Ministri i Bujqesise, Z.Edmond Panariti, ne faqen e tij ne Facebook. Siç shikohet edhe ne foto, ne nje market KMY gjenden perime te paketuara, me etikete mishi te grire, qe Profesor Panariti me ironi i quan “mish vegan”.
Duket se per kete gafe te nje kompanie dhe rrjeti marketesh qe pretendon te jete lider, nuk ka fort rendesi etiketa. Ndodhin dhe gabime njerezore ne etiketim. Por, si mund te nxirren nga fabrika perimet me etikete mishi?! A ka menyre autokontrolli KMY? Po stafi i marketit?!
Por, ndodh edhe qe AKU mund t’jua kete vonuar me muaj te tere miratimin e etiketes. Ne keto kushte, duke e njohur mire paaftesine e AKU per inspektime rigoroze, KMY ka menduar qe te mos e lere produktin (perime) pa etikete. Mjafton t’i vendose dhe nje etikete mishi, detergjentesh apo shampoje. Fundja, kush do ta kontrolloje?!
Sido qe te jete, konsumatori eshte ne meshire te fatit dhe oreksit te kompanive qe, perveçae kane nje profil te caktuar, por qe e rendesishme eshte te blejne e shesin çfare iu del perpara.


Alertnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here