Denoncim / Produkte pule pa etiketë në markete, ose me etiketë me të dhëna të dyshimta

0
474

Marketet e dyqanet që mbajnë dhe tregtojnë produkte ushqimore, vazhdojnë të mos plotësojnë standardet që mbrojnë konsumatorin dhe aq më keq, shkelin rregullat e legjislacionin shqiptar. Në një vëzhgim të shkurtër, në vetëm dy dyqane duken qartë produktet e pulës të importuara, që nuk kanë asnjë shenjë dalluese që mund të konsiderohet etiketë. Fileto pule, krahë pule apo kofshë pule, nuk kanë asnjë shënim se nga kanë ardhur, cila është origjina e tyre, prodhuesi apo importuesi e aq më pak, këshillën për përdorim, në kohët kur salmonella haset shpesh në ngarkesat e ardhura nga Brazili apo edhe vende të tjera.

Fileto pule e ambalazhuar, me mbishkrimin “Prodhim i EHW”

Veç kësaj, në të njëjtin market, fileto pule të ambalazhuara gjendet nën logon EHW dhe me mbishkrimin “Prodhim i EHW”. Dhe, automatikisht lindin disa pyetje, për të cilat konsumatori do të dijë përgjigjen. A ka kompania EHW stabiliment për rritjen e shpendëve për mish? A mos është e njëjta fileto që vjen nga jashtë Shqipërisë dhe shitet si prodhim i kompanisë në fjalë? Nëse ka, ku? Nëse jo, përse në etiketë nuk e vendos “Ambalazhuar nga EHW”? Origjina, vendi nga vjen, importues, kompania që e sjell? Përse kompanitë e ç’orientojnë konsumatorin në këtë mënyrë, duke mos i dhënë asnjë sqarim, ndërkohë që në të njëjtin market, vërehen pula, prodhim shqiptar, të cilat kanë etiketën mjaft të qartë me emrin e kompanisë/stabilimentit rritës e prodhues dhe të dhënat tjera.

Krahe pule, pa etikete
Krahe dhe kofsha pule, pa etikete

Deri kur shqiptarët do të drejtohen në markete dhe marrin një produkt për të cilin nuk marrin asnjë informacion në etiketë, ose edhe kur kjo e fundit është, rezulton e pasakte, ndërkohë që Vendimi i Këshillit të Ministrave “Për etiketimin” dhe Ligji “Për Ushqimin” e saktësojnë mënyrën e etiketimit të produkteve ushqimore. Ndërkohë që, sipas ligjit dhe VKM-së, produket që janë të shkrira, duhet të shkruhen në etiketë.

AlertNews.al / Enkeleda Muka

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here