Çelet në Manastir Konsullata e Nderit e Shqipërisë. Ja si e përshkruan atdhetari Lazim Destani pjesëmarrjen në këtë aktivitet

0
99

Në qytetin historik të Manastirit, në Maqedoninë e Veriut, u çel Konsullata e Nderit e Shqipërisë. Krahas autoriteteve tjera, në këtë ceremoni mori pjesë dhe filantropi i njohur dhe një nga zërat më të fortë e më mbështetës të çështjes shqiptare, Z.Lazim Destani. Ky i fundit, njëherësh edhe Kryetar i Bordit Mbikqyrës të kompanisë Ecolog International, e ka ndarë kënaqësinë e pjesëmarrjes në këtë aktivitet dhe të çeljes së Konsullatës shqiptare të Nderit në Manastir, me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

Lazim Destani (djathtas), me Konsullin e Nderit te Shqiperise ne Manastir, Imer Selmani

Ja çfarë shkruan Z.Destani në faqet e tij zyrtare në Facebook dhe Instagram: “Sot në qytetin e alfabetit, në Manastirin tonë historik, kënaqësi të veçantë dhe ndjenjë krenarie më solli pjesëmarrja në ceremoninë e hapjes së Konsullatës së Nderit të Republikës së Shqipërisë. Konsullit të Nderit të Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Z.Imer Selmani, i uroj shëndet e suksese në këtë detyrë simbolike të tij!”

Qendra ALERT / AlertNews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here