Bllokohen 979 litra verë e raki, të pasigurta për konsumatorit, mostrat në laborator

0
852

Një sasi vere dhe rakie janë bllokuar në një local të rrethin e Matit, Subjekti që i tregonte, nuk garantonte sigurinë e konsumatorit, pasi kishte problem me etiketimin e tyre dhe dokumentacionin e gjurmueshmërisë. Sipas AKU, nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Sanije Neziri” me aktivitet bar-restorant në Mat, u konstatuan 574 shishe vere 700 ml dhe 577 litra raki të cilat kishin mangësi në etiketim, si dhe subjekti nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërisë për produktet që tregtonte. Nisur nga gjetjet e kontrollit të kryer, inspektorët e AKU-së morën mostra për produktet e rakisë dhe verës me qëllim kryerje e analizave laboratorike në lidhje me përshtatshmërinë e tyre për konsum human.

Për shkeljet e konstatuara AKU mori masat e mëposhtme:

Gjobë me vlerë 100,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë,
Gjobë me vlerë 50,000 lekë për mangësi në etiketimin e produktit,
Bllokim i produktit në sasinë prej 577 litra raki dhe 574 shishe vere 700 ml, deri në daljen e përgjigjeve të analizave zyrtare,
Bllokim i magazinës ku ishin vendosur këto produkte.

AlertNews.al / Qendra “Alert”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here