Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë mori pjesë në tryezën teknike sektoriale për Bujqësinë. Gjatë tryezës sektoriale, u ngritën problematikat kryesore që prekin sipërmarrjen në këtë fushë, investimet e parashikuara nga qeveria si dhe u diskutuan sugjerimet e grupeve të interesit mbi çështjet përkatëse. Problematikat dhe çështjet që Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë ka dërguar pranë Ministrisë së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes për tu diskutuar në këtë tryezë me përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, janë:

Mos zbatimi i vazhdueshëm i procesit të konsultimit paraprak dhe përgjatë miratimit të akteve ligjore dhe nënligjore, në shkelje flagrante të ligjit (për Ministrinë dhe agjencitë e varësisë);

Mbi detyrimet e prapambetura për disa qindra fermerë e subjekte të agrobiznesit, që rezultojnë nga një grant i dhënë në mbështetje të fermerëve Shqiptarë nga qeveria e Japonisë në vitet 1999-2005;

Mbi nevojën e reformimit të sektorit të bujqësisë dhe adoptimit të teknologjisë së informacionit për përshpejtimin reformave, uljen e informalitetit dhe garantimin e transparencës në këtë sektor;

Për problemet që paraqet modeli aktual i funksionimit të bashkëpunimit bujqësor në zbatim të ligjit për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor;

Mbi problemet që hasin subjektet në lidhje me procedurat e etiketimit të produkteve ushqimore dhe informimin e konsumatorit;

Për tarifat të analizave laboratorike të kërkuara në procesin e inspektimit;

Për formalizimin dhe rregullimin ligjor të tregtimit të tepricës së produkteve të prodhuara individualisht nga fermerët apo familjet fermere duke e konsideruar këtë si mbështetje të Bujqësisë Sociale;

Mbi taksat doganore për lëndët e para;

Eksportet në BE;

Direktivat e BE;

TVSH e produkteve ushqimore;

Ligji mbi inspektimet;

Gjobat nga AKU

AlertNews.al

27.03.2018

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here