Banka Botërore: Shqipëria, zero laboratorë për analizimin e zarzavateve drejt BE

0
244

Historia e eksportit të domateve shqiptare e treguar me tre numra, sipas Bankes Boterore, e cila e ka shperndare kete status ne faqen e saj zyrtare ne Facebook.

#20
Ç’tregon ky numër? Shqipëria është në listën e 20 vendeve që kryesojnë si eksportues të domateve në botë. (Burimi: Comtrade, 2017).
Ç’do të thotë kjo? Vendi ka shënuar arritje, por ka ende potencial.

#5
Ç’tregon ky numër? Mesatarja e çmimit për njësi të domates shqiptare të eksportit është 5 herë më pak se çmimi për njësi i domates që eksporton Italia. (50 cent krahasuar me 2.40 US$)
Ç’do të thotë kjo? Vendi ka mundësi të pashfrytëzuara në rritjen e cilësisë së eksporteve. Qoftë edhe një rritje e lehtë në cilësi/çmim do të kish një ndikim të madh në vlerë përgjatë gjithë zinxhirit.

#0
Ç’tregon ky numër? Zero laboratore shqiptare të akredituara sipas Global GAP, certifikimi standard i nevojshëm për eksportimin e zarzavateve në vendet e BE-së. Për këtë arsye kompanitë shqiptare e marrin certifikimin në Itali ose Greqi.
Ç’do të thotë kjo? Ka ende pengesa që parandalojnë rritjen dhe përmirësimin e tregtisë. Ato duhet të trajtohen që të rritet konkurrueshmëria e tregut shqiptar.

Alertnews.al / Qendra ALERT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here