Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, Konferencë Kombëtare mbi Edukimin Financiar

0
675

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare do të organizojë më datë 24 maj 2018, Konferencën Kombëtare “Edukimi Financiar”. Konferenca do të paraqesë punime shkencore të realizuara nga studiues, akademikë dhe specialistë të tregut të sigurimeve, tregut të kapitalit dhe tregut të pensioneve private vullnetare. Konferenca organizohet në kuadër të zbatimit të Strategjisë “Për rritjen e besimit të konsumatorit dhe investitorit në tregjet nën mbikëqyrje” dhe pas miratimit të Strategjisë për zhvillimin e AMF-së dhe tregjeve nën mbikëqyrje 2018-2022.
Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i AMF-së, Z. Ervin Koçi, dhe Kryetar i Bordit, Z. Pajtim Melani, do të paraqesin synimet kryesore të AMF-së në drejtim të edukimit financiar. Pjesëmarrës në konferencë do të jenë edhe ekspertë të huaj dhe drejtues të institucioneve të sistemit arsimor në Shqipëri.
Sipas njoftimit të AMF-së në faqen e saj zyrtare, në dy sesionet e konferencës do të prezantohen punimet sipas tregjeve duke iniciuar edhe debatin për tendencat e reja të zhvillimit të tregjeve financiare jobankare dhe rolit të mbikëqyrësit në këto tregje. Disa nga tematikat që do të trajtohen lidhen me:
Dixhitalizimi dhe edukimi financiar;

Fondet e investimeve dhe krahasimi i zhvillimit të tyre në Shqipëri dhe rajon;

Modelet e ndryshme të zhvillimit të tregut sekondar të titujve të Qeverisë;

Bursa dhe tregu i kapitalit;

Zhvillimi urban, financimi dhe përdorimi i instrumenteve të borxhit, si obligacionet e pushtetit lokal;

Tregu i sigurimeve dhe roli i ndërmjetësve financiarë;

Sigurimi i pronës dhe faktorët e lidhur me të;

Zhvillimi i fondeve të pensioneve private vullnetare.

Në përfundim të konferencës, AMF do të japë dhe çmimin “Punimi më i mirë” për punimet më të mira nga studentët dhe profesionistët pjesëmarrës në konferencë.

AlertNews.al

22.05.2018

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here