Ambasadori Soreca në Pogradec: BE e angazhuar për bashkëpunimin ndërkufitar Shqipëri-Maqedoni, për liqenet Ohër dhe Prespë

0
221

“Këtë të shtunë ia kushtuam bashkëpunimit ndërkufitar, financuar nga BE, midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në rajonet e liqeneve të Prespës dhe Ohrit”.
Bashkimi Evropian po mbështet federatat lokale të peshkatarëve dhe gjuetarëve që ata të marrin informacionin e duhur mbi mjedisin, për të mbrojtur më shumë se 1,600 specie të florës dhe faunës së ekosistemit të parkut kombëtar të Liqenit të Prespës. Ngritja e një sistemi monitorimi mjedisor do të ndihmojë në sigurimin e të dhënave të rëndësishme – të disponueshme për publikun dhe vendimmarrësit lokalë – për një menaxhim të qëndrueshëm të ekosistemit të çmuar të Prespës.

Liqeni i Pogradecit

Në Pogradec, Ambasadori i BE-së Luigi Soreca, së bashku me Kryetarin e Bashkisë Eduart Kapri dhe Zëvendësministren e Brendshme, Romina Kuko, shkëmbyen pikëpamjet e tyre me “Federatën Shqiptare të Vrojtuesve të Plazhit” dhe shpëtuesit e sapo trajnuar. Ata kanë mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian për ngritjen e standarteve të duhura të sigurisë dhe pajisjen me mjetet e shpëtimit në ujë për vrojtuesit e plazhit që ndihmojnë udhëtarët e aventurës në rajonin e liqenit të Ohrit. “Siguria është një kusht paraprak për zhvillimin e turizmit: siguria nuk ndalet në kufi”, tha Ambasadori Soreca, citim ky i raportuar në faqen zyrtare të Facebook, të Delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë.

AlertNews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here