Alarmi, avokadot me Listeri, tërhiqen mbrapsht në 6 shtete

0
506

Kompania “Henry Avokado” ka bërë një deklaratë pasi në testet rutinë që u bën, fruti rezultoi i infektuar me listeri.

Kompania në fjalë ka tërhequr mbrapsht avokadot e rritura në mënyrë organike pas rrezikut që ato të jenë të infektuar me listeri. Avokadot ishin shitur në dyqane në Arizona, Kaliforni, New Hampshire, Florida, Karolina e Veriut dhe Uiskonson.

Bakteri i listerisë mund të shkaktojë sëmundje serioze ndonjëherë dhe fatale, sidomos te fëmijët, të moshuarit dhe ato me sistem imunitar të dobët. Gjithashtu mund të shkaktojë abort tek gratë shtatëzanë.

Testet për listeri në lëkurën e avokadove treguan se 17.73 %, ose pothuajse një nga pesë avokado, janë pozitive për listeri. Kjo mund të tingëllojë si diçka e parëndësishme duke qënë se, askush nuk ha lëkurën e avokados, por vetëm pjesën e brëndshme. Por nëse e ndani në gjysmë një avokado pa e larë atë, thika mund të transferojë patogjenët dhe papastërtitë nga lëkura e avokados deri tek pjesa e brëndshme.

Burimi: eatingwell.com

Alertnews.al/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here