AKU zbret në Elbasan me ndërgjegjësimin e nxënësve në shkolla

0
236

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nisi dhe për këtë javë programin  ndërgjegjësues në shkolla/çerdhe nën logon “Siguria Ushqimore” në qytetin e Elbasanit. Nxënësit e shkollës 9-vjeçare, “Luigj Gurakuqi” u njohën me elementet dhe këshillat rreth sigurisë ushqimore. Interesi i nxënësve ishte i lartë duke drejtuar pyetje të ndryshme specialistëve të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Ajo çka nxënësit e kësaj shkolle kishin më shumë kureshtje ishte data e skadencës tek produktet që ata blejnë dhe nëse janë të dëmshme për shëndetin pijet më gaz që ata konsumojnë.

Deri më tani janë zhvilluar trajnime në qarqet: Tiranë dhe Berat dhe Durrës për tu shtrirë më tej në të gjithë vendin. Duke nxjerr konkulzionet nga trajnimet e kaluara me bindje të plotë themi se tek këta nxënës është rritur ndërgjegjësimi dhe informimi mbi sigurin ushqimore.

Sakaq,  synimi i AKU-së është që ky program të fokusohet fillimisht pranë nxënësve të shkollave duke e konsideruar këtë, një hap të rëndësishëm në kultivimin e qytetarëve të informuar në fushën e sigurisë ushqimore por edhe aktivë për ta promovuar atë (sigurinë ushqimore) tek familjet e tyre dhe kudo.

AlertNews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here