AKU sqaron se çështja që sillet sot nga media në vëmendjen e konsumatorëve është trajtuar edhe më parë, megjithatë AKU mirëpret dhe vlerëson kontributin e mediave për denoncimin e rasteve të besueshme të abuzimit me sigurinë ushqimore, kudo ku ato konstatohen, pasi siguria ushqimore është një çështje që kërkon angazhim dhe bashkëpunim të gjithë aktorëve shoqërorë. Për rastin e trajtuar mediatikisht nuk ka vend për të krijuar panik të panevojshëm dhe fiktiv për konsumatorët.

Autoritetit Kombëtar i Ushqimit informon se nuk ka vend për alarm. Gjatë këtij viti kemi thuajse pesëfishuar eksportet tona në vendet e BE dhe jo vetëm, si dhe nuk kemi asnjë ngarkesë fruta-perimesh të kthyer mbrapsht në vendin tonë për arsye të nivelit mbi normën e lejuar të mbetjeve (nitrateve) në këto produkte (konkretisht pjepër).

AKU trajton me seriozitetin maksimal të gjitha indiciot apo denoncimet lidhur me problematika që mund të cënojnë sigurinë ushqimore.

Në lidhje me nivelin maksimal të lejuar të nitrateve në produktet ushqimore, inspektorët e AKU, gjatë kontrolleve zyrtare marrin mostra për analizimin e këtyre produkteve duke ju referuar legjislacionit dhe akteve rregullatore në fuqi (Udhëzim 19 datë 17.11.2010 “Për metodat e marrjes së mostrave dhe analizimit për kontrollin zyrtar të nivelit të nitrateve në produktet ushqimore” dhe Udhëzim Nr. 1 datë 05.02.2016 “Për vendosjen e niveleve maksimale për disa kontaminues në produktet ushqimore”). Sqarojmë se Udhëzim Nr. 1 datë 05.02.2016 është i përafruar me Rregulloren e Komisionit Europian Nr.1881/2006 të 19 Dhjetorit 2006 për përcaktimin e niveleve maksimale për kontaminues të caktuar në produktet ushqimore, në të cilën nuk parashikohet asnjë normë mbi nivelin e nitrateve në pjepër.

Marre nja njoftimi i AKU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here