Albanian Food Industry e konsideron të pavend dhe shkatërrues për biznesin, ndryshimet ligjore për TVSH-në e produkteve bujqësore. Drejtoi Ekzekutiv i AFI, Alban Zusi, iu ka dërguar një shkresë zyrare institucioneve shtetërore që të ndërmarrin masa për rregullimin e këtij problemi, edhe pse kjo nisme kaloi në Parlament. Sipas shkresës zyrtare, në bazë të ndryshimeve të fundit, produktet bujqësore do të blihen përmes autofaturimit (që përbën mbi 90% të shitjeve nga fermerët) me TVSH të njohur 6% dhe do të tregëtohet tek konsumatori fundor me TVSH 20%, gjë që kjo dëmton industrinë dhe prodhuesit, duke iu shkaktuar atyre humbje të mëdha.

Më poshtë, letra e plotë e AFI drejtuar Ministrit të Bujqësisë, Kryeministrit Rama, Ministrit të Ekonomisë etj:

Lënda: Mbi ndryshimet ligjore sa lidhet me çështjen e TVSH së produkteve bujqësore

Drejtuar: Z. Arben Ahmetaj, Ministër

Ministria e Financave dhe Ekonomisë

Për dijeni: Z. Edi Rama, Kryeministër

KËSHILLI I MINISTRAVE

Për dijeni: Zj. Vali Bizhga, Drejtor i Kabinetit

KËSHILLI I MINISTRAVE

Për dijeni: Z. Engjell Agaci, Sekretar i Përgjithshëm

KËSHILLI I MINISTRAVE

Për dijeni: Z. Niko Peleshi, Ministër

MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Për dijeni: Zj.Sonila Qato, Ministre,

MINISTRIA E SHTETIT PËR MBROJTJEN E SIPËRMARRJES

Për dijeni:  Erjon Braçe, Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë,

KUVENDI I SHQIPËRISË

Për dijeni:  Eduart Shalsi, Kryetar i Komisionit Parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin

KUVENDI I SHQIPËRISË

Për dijeni:  Z. Ervin Mete, Drejtor i Kabinetit

Ministria e Financave dhe Ekonomisë

I Nderuar Z. Ministër,

 Së fundi u njohëm me ndryshimet ligjore sa lidhet me edhe me çështjen e TVSH së produkteve bujqësore.

 Siç dihet thelbi i këtyre ndryshimeve konsiston në faktin se

 –          produktet bujqësore do të blihen përmes autofaturimit (që përbën mbi 90% të shitjeve nga fermerët) me TVSH të njohur 6% dhe do të tregëtohet tek konsumatori fundor me TVSH 20%

 Ky ndryshim në fakt sjell situatën që ishte para vitit 2014!

 Kur u ndryshua në 2014 ky nivel i diferencuar mes TVSH në blerje dhe në shitje të produkteve bujqësore, u konstatua bindshëm që ishte një absurd dhe që kishte sjellë

 –          përjashtimin e produkteve vendase nga zingjiri i tregëtimit formal (në supermarkete dhe industri) të produkteve bujqësore dhe

–          përbënte shtysën kryesore për të vijuar domosdoshmërisht informalitetin

 Ndërsa nga verifikimi i motiveve të kësaj skeme fiskale të vendosur në vitin 2008, u konstatua se shkaku ishte banal: niveli i rimbursimit të TVSH për fermerët në masën 6% ishte kopjuar nga vende të BE, por pa marrë parasysh se në shitje niveli i TVSH nuk ishte 20% si në Shqipëri.

Ky ndryshim nuk kaloi pa debate edhe me skuadrës CID – ekip kërkimor pranë Harëard University, drejtuar nga Profesor Ricardo Hausman këshilltar i Kryeministrit Rama.

Zbatimi i kësaj mase siç dihet dha menjëherë rezultat spektakolar!

Siç shihet nga grafiku i të dhënave për eksportet dhe importet e produkteve bujqësore, vihet re se jo vetëm se u rritën bindshëm ekpsortet (mbi dyfish krahasimisht me 2014 dhe mbi trefish krahasimisht me 2013) por u ulën ndjeshëm importet e produkteve bujqësore.

Kjo e fundit (ulja e importeve) është tregues i drejpërdrejtë i zëvëndësimit të tyre nga prodhimin vendas për shkak të tërhqejes së produkteve bujqësore vendase nga rrjeti formal i tregëtimit – supermarket dhe industry përpunuese

 Mirëpo zbatimi i skemës së re u shoqërua me një interpretim thellësisht të gabuar nga Ministria e Financave, duke mos u thelluar në argumentat e sjella nga Ministria e Bujqësisë që i paraprinë këtij ndryshimi të madh.

  1. Kështu skema e re shtriu efektet edhe për rastin e eksporteve të produkteve bujqësore duke njohur TVSH e autofaturuar si të rimbursueshme, ndonëse në këto raste as nuk mblidhet as nuk paguhet TVSH, pasi në eksport TVSH është zero.
  2. Pra u deformua thellë principi i tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH)

 –          skema me 6% në blerje dhe 20% në shitje të të njëjtit product deformon rëndë parimin e pagesës së tatimit mbi vlerën e sshtuar, pasi operatori ndërmjetës përveç 20% tatim mbi vlerën që ai i shton produktit duhet të paguajë edhe 14% të vlerës së krijuar nga një operator tjetër (fermeri informal) para tij.

–          në kushtet e pamundësisë objective të qeverisë për të detyruar që çdo fermer të shes me një faturë me TVSH, barazimi I TVSH së autofaturuar me TVSH në shitje rivendos parimin fiscal ku çdo operator paguan tatim mbi vetëm vlerën e shtuar prej tij dhe rrjedhimisht solli rezulatett e paralajmëruara në relacionet e Ministrisë së Bujqësisë dhe demonstrohen qartazi nga grafiku i mësipërm

–          ndërsa rimbursimi i TVSH së autofaturuar (dhe jo i asaj të paguar nga eksportuesit) për produktet e eksportuara për të cilat TVSH e pagueshme është ZERO, përbën deformim të plotë pasi në fakt operatori paguhet për një tatim që nuk e ka paguar kurrë: as ai as krijuesi i vlerës së mëpërparshme (fermeri)

Ndryshimi mes operatorëve që tregtojnë në tregun vendas dhe atyre që eksportojnë, konsistonte në faktin se; operatorët e tregut vendas u zhveshën nga detyrimi për të paguar taksën e të tjerëve, ndërsa eksportuesit kanë përfituar jo taksën e paguar prej tyre por efektivisht kanë marrë një subvencion pa u deklaruar si i tillë.

Natyrshëm që me zbërthimin që bëmë më lart nuk kemi kundërshtime që sektor të caktuar të bujqësisë të subvencionohen aq më tepër për eksport, por kjo masë duhet bërë në mënyrë të drejpërdrejtë si e tillë (subvencion) e jo duke deformuar parimet e TVSH – për pasojë të të cilave munguan para në buxhet e rrjedhimisht sërish pa u menduar gjatë kalohet në zgjidhje ´´kthim mbrapa´´ që do të deformojnë rëndë tregun.

Këtë deformim në zbatim të skemës e kam parashtruar në atë kohë tek Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Duke e vlerësuar me pasoja shumë të rënda ekonomike këtë vendimarrje është e domosdoshme dhe kërkojmë që të nis menjëherë një proçes konsultimi (i cili edhe sipas ligjit duhej të ishte bërë para vendimarrjes) për të korrigjuar me urgjencë dha parandaluar pasojat që do jenë shumë serioze.

Në pritje të fillimit të shpejtë të takimeve për korrigjimin e kësaj vendimarrje, kërkojmë të na vihen në dispozicion të gjitha aktet, relacionet, opinionet, studimet, parashikimet në buxhet dhe ekonomi të bëra nga specialistët e strukturat përgjegjëse të Ministrisë (që i kanë paraprirë vendimarrjes), me qëllim që të rrisim efikasitetin e diskutimeve pa humbur kohë për të kuptuar qëndrimet reciproke.

Në këtë kontekst po ridërgoj bashkëlidhur disa prej materialeve që kanë motivuar ndryshimet ligjore në 2014 dhe kontestimet e vitit 2015 për aplikimin e gabuar për rimbursim të TVSH së autofaturuar (pra jo asaj të paguar efektivisht nga bizneset) të eksporteve – që ngelen aktuale edhe në situatën e sotme, konkretisht

 –          korespondenca me ekipin kërkimor CID Harëard University të kryesuar nga Ricardo Hausman këshiltar i Kryeministrit Rama

–          korespondencë me Drejtoreshën e Tatimeve dhe Ministrinë e Financave

–          korespondenca me Zv. Ministrin Mete

–          shkresë e Ministrisë së Financave

 Në pritje të ftesës për takime dhe dërgimit të materialeve të kërkuara

 Ju urojmë punë të mbarë

 Me respekt

Alban Zusi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here