“Afera” 3.3 miliardë lek e “Primalat”, AKU në prokurori për mosmbrojen në gjyq e pagesat e menjëhershme

0
303

Pak ditë më parë, AlertNews.al ka publikuar një pjesë të raportit të KLSH-së për auditin e kryer në Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për vitet 2017-2018. I cilësuar si një shkeljet e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, është pagesa në mënyrë të rrufeshme e shumës prej afro 3,3 miliardë lekë (të vjetra) për kompaninë Milky sh.p.k, ish-Primalat, me administrator ortakët A.N dhe E.G, sipas ektraktit të QKB dhe pamundësia e AKU për t’u mbrojtur në shkallët e gjyqësorit.

Kjo kompani fotoi gjyqet ndaj Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, për çështjen e vitit 2013 ndaj qumështit Primalat, e cila falimentoi pas përhapjes së lajmeve për përmbajte të lartë aflatoksine. Por, çfarë ndodhi pas kësaj?!

Megjithëse AKU shleu detyrimet e saj dhe përfudoi auditimi i KLSH, duket se AKU nuk do të gjejë qetësi. Kjo, pasi Kontrolli i Lartë i Shtetit, e sheh si të dyshimtë mosmarrjen pjesë në gjyqë të AKU, humbjen e çështjes ndaj “Milky” dhe pagesat e menjëhershme nga ky institucion ndaj subjektit fitues të çështjes gjyqësore.

AlertNews.al ka mundur të mësojë nga KLSH se, kjo situatë e ka detyruar këtë institucion që për indicio, të njoftojë Prorkurorinë për këtë çështje. Megjithëse ende nuk dihet nëse ka nisur ndonjë hetim apo jo, është e sigurtë që KLSH e ka vënë në dijeni Organin e Akuzës për dyshimet e saj për një aferë të mundshme korruptive.

Më poshtë, po ju sjellim linkun ku u publikua raporti i KLSH për këtë çështje:

Ekskluzive / Si i pagoi AKU 3.3 miliardë lek në 2018, nuk u mbrojt dot as në gjykata për çështjen “Primalat”

AlertNews.al / Qendra ALERT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here