720 milionë vezë hidhen çdo vit në Britani, si të papërshtatshme për konsum. Ja si testohet freskia e tyre

0
285

Sipas një studimi të fundit, britanikët hedhin rreth 720 milion vezë çdo vit, si të papërshtatshme për konsum, shifër kjo e trefishuar nga viti 2008, ku hidheshin vetëm 120 milion.

Për këtë humbje i është vënë faji konsumatorit, i cili sa shikon që vezëve i ka kaluar data e skadences i iu largohen pa i blerë.  Studimi i kompanisë “Too Good To Go” që u publikua të martën, tregoi se vetëm 29% e tyre i hidhin vezët sapo shikonin që i kishte kaluar data e skadencës. Por, nuk kishin djeni që ato vezë mund të konsumohen edhe pasi data në paketim ka kaluar. Legjislacioni i BE-së thotë se, vezët mund të konsumohen maksimumi 28 ditë pasi janë prodhuar.

Studimi tregoi se, vetëm 23% bënin testin e ujit që tregon nëse vezët janë akoma të freskëta. Nëse veza rri në fund të gotës me ujë të ftohtë është e freksët dhe e shëndetshme për t’u ngrenë. Nëse rri në sipërfaqe, ajo nuk mund të konsumohet. Kjo ndodh pasi, sa më shumë vjetërsohet veza, sasia e ajrit brënda saj rritet, duke e bërë atë të notojë në ujë.

Mendohet që, kjo humbje vjen për shkak se veza është një produkt me vlerë të vogël monetare, ndryshe nga produktet e tjera si mishi, peshku të cilat janë pak më të shtrenjta.

Burimi: theguardian.com

Alertnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here