Një studim i fundit tregon se rreth 30 gr arra në ditë parandalon rrezikun ndaj kancerit të gjirit. Ky studim si fillim u krye tek minjt, ku u vu re se konsumimi i 30 gr arrave ne ditë frenonte rritjen e kancerit.
Dr. W. Elaine Hardman, pedagoge e biokimisë në Fakultetin e Mjeksise, Universiteti Marshall në Huntington, tha se e arsyeja që arrat luftojnë këtë sëmundje është fakti që ato kanë përmbajtje të lartë të omega-3, antioksidantëve dhe në vecanti, fitosteroleve.
“Fitosterolet lidhen me receptorët e estrogjenit, kështu ngadalësojnë rritjen e kancerit të gjirit”, thotë ajo. Estrogjeni është ai që ndihmon në zhvillimin e kancerit të gjirit.
Përdorimi i arrave në dietën ushqimore nuk parandalon vetëm kancerin e gjirit por edhe llojet e tjera të sëmundjeve, siç është diabeti apo sëmundjet kardiovaskulare.
Burimi: webmd.com
Alertnews.al/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here